• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kurti në zgjedhjet e ardhshme pret një fitore më të madhe se ajo e fundit, kur fitoi mbi 50 për qind të votave

Kurti në zgjedhjet e ardhshme pret një fitore më të madhe se ajo e fundit, kur fitoi mbi 50 për qind të votave

Prishtinë, 6 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu besimin se në zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet të mbahen në shkurt të vitit 2025, partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje (VV), do të shënojë një rezultat më të lartë se ajo e zgjedhjeve të fundit, kur fitoi rreth 51 për qind të votave, raporton korrespondenti i MIA-së nga Prishtina.

Në intervistën e mbrëmshme për televizionin shqiptar A2CNN (a2news.com), Kurti tha se nuk beson në sondazhet e partive opozitare që tregojnë VV-në si humbëse në zgjedhjet e ardhshme.

"Besoj se në zgjedhjet e ardhshme do të dalim edhe më të fortë se ato në shkurt të vitit 2021”, tha kryeministri i Kosovës dhe lideri i VV-së.

I pyetur se pse dështuan bisedimet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Kurti tha se partitë e tjera opozitare e refuzuan propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për shpërndarjen e Parlamentit, për të cilin ai tha se VV ishte plotësisht dakord.

"Që kur isha në vitin e fundit në pushtet, kam qenë i interesuar të takohem me opozitën dhe të diskutoj për muajin dhe sezonin e zgjedhjeve. Nuk iu përgjigjën pozitivisht ftesës sime. Njeriu i parë i PDK-së (Memli Krasniqi) dha idenë për shpërndarjen e Kuvendit dhe nëse opozita do të pajtohej, edhe VV-ja do të ishte pro. Për mua në vitin e fundit të qeverisjes nuk ka rëndësi se në cilin muaj do të mbahen zgjedhjet, por në përgjithësi dihet se në Kosovë zgjedhjet mbahen ose në pranverë ose në vjeshtë. Nëse mandati shkon deri në fund, i bie të mbahet në dimër. Por, unë besova se është më logjike që tradita të vazhdojë dhe të mbahen në pranverë apo vjeshtë, në koordinim me opozitën”, deklaroi Kurti. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR