• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kurti në veri të Kosovës: Nuk kam parë që njerëzve nuk u pëlqen kur dikush, qoftë edhe kryeministri, u vjen nga Prishtina

Kurti në veri të Kosovës: Nuk kam parë që njerëzve nuk u pëlqen kur dikush, qoftë edhe kryeministri, u vjen nga Prishtina

Prishtinë, 10 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e sotëm para gazetarëve gjatë vizitës së tij në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, tha se nuk e ndjen se "njerëzit nuk duan që dikush nga Prishtina t'i vizitojë, edhe sikur jetë kryeministri i Republikës së Kosovës", njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Pasi sot ka vendosur gurthemel të stacionit policor në Leposaviq, e pastaj vizitoi veriun e Mitrovicës, Kurti tha se po qëndron në pjesën veriore "për të mirën e qytetarëve", pavarësisht përkatësisë së tyre.

"Mendoj se qytetarët janë të qetë. Ata duan liri dhe siguri. Unë jam këtu për mirëqenien e tyre. Funksioni im nuk është t'i ndaj gjërat sipas përkatësisë etnike, fetare apo çfarëdo qoftë, por të jem aty për të gjithë, pa diskriminim dhe privilegj", tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës deklaroi se ura mbi lumin Ibër, e cila e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare dhe pjesën veriore, me shumicë serbe, duhet të hapet jo kundër dikujt, por për të mirën e të gjithëve.

Hapja e urës së Ibrit për qarkullim edhe të automjeteve, përveç për këmbësorë, siç është për momentin, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar tashmë disa muaj. Bashkësia ndërkombëtare e kundërshtoi këtë ide, duke thënë se çështja duhet të zgjidhet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas kryeministrit të Kosovës, hapja e urës është e rëndësishme edhe për imazhin ekonomik të vendit.

"Patjetër të respektohet liria e lëvizjes. Nga viti 2016 në Bruksel ka marrëveshje që ura të hapet më së voni deri në vitin 2017, por jo kundër dikujt, por për të mirën e të gjithë neve. Për imazhin ekonomik të shtetit është e rëndësishme që ajo të hapet, për qarkullimin e kapitalit dhe mallrave", tha Kurti.

Ai porositi se hapja e urës është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

"Nuk duam ta hapim urën kundër serbëve, përkundrazi! Ne duam që serbët, boshnjakët dhe shqiptarët të mund të lëvizin lirshëm mbi atë urë", shtoi Kurti. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR