• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kurti në takim me Saracin: Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe përparim të rajonit

Kurti në takim me Saracin: Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe përparim të rajonit

Prishtinë, 21 mars 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar sot me përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin me të cilin ka biseduar për bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Sipas kumtesës së shërbimit për informim të Qeverisë së Kosovës, në takimin e mbajtur në rezidencën e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode është biseduar për përgatitjet për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit i cili këtë vit shënon dhjetë vjetorin e tij.

Duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, Kurti, sipas kumtesës, ka theksuar përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në procesin e Berlinit.

"Kryeministri theksoi se Kosova është e përkushtuar dhe e interesuar për fqinjësi të mirë, përparimin demokratik dhe progresin socio-ekonomik në rajon, ku qytetarët janë përfituesit përfundimtar të përfitimeve dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të marrëveshjeve të arritura në procesin e Berlinit, ndërsa të cilat rrisin lëvizshmërinë e qytetarëve dhe mundësitë për zhvillim", thuhet në kumtesë. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR