• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kurti në Londër në tribunën mbi sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kurti në Londër në tribunën mbi sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 12 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka udhëtuar për në Londër, ku pasdite do të marrë pjesë në tribunën kushtuar sfidave të sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Forumi i titulluar “Stuhia në Ballkanin Perëndimor – Të cilat janë sfidat e sigurisë me të cilat po përballet rajoni?”, është në organizim të Institutit Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Çatam House” (Chatham House), ndërsa paneli në të cilin do të marrë pjesë Kurti, së bashku me profesorin e Kolegjut Universitar të Londrës, Andi Hoxhaj, do ta udhëhiqë nga redaktori i “Telegrafit”(The Telegraph), Daniel Sheridan.

Sipas kumtesës nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, gjatë qëndrimit njëditor në Londër, Kurti do të ketë takime me përfaqesues të Institucioneve britanike. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR