• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kurti në Bruksel kërkoi nga BE-ja ta shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim

Kurti në Bruksel kërkoi nga BE-ja ta shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim

Bruksel, 19 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Bruksel kërkoi nga BE-ja ta shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim, kumtoi kabineti i tij.

Gjatë drekës së punës organizuar nga kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen për liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti tha se zgjerimi i BE-së "është përgjigja më e mirë për të gjithë ata të cilët e rrezikojnë paqen dhe unitetin e Evropës, posaçërisht pas agresionit ushtarak në Ukrainë.

Në atë kontekst Kurti bëri thirrje për shqyrtim të kërkesës së Prishtinës dhe ndarjes së statusit të kandidates për anëtarësim në BE.

Ai gjithashtu kërkoi heqjen e masave restriktive që BE-ja ia imponoi Prishtinës vitin e kalaur, për shkak të mosndërmarrjes së hapave për deeskalim të situatës në veri të Kosovës, duke i vlerësuar si "të padrejta".

Kurti tha se edhe Kosova është mes të parave të cilat në Bruksel dorëzuan propozim për agjendë reformuese në kuadër të Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar se në atë mënyrë treguan "përkushtim" ndaj asaj nisme të BE-së.

Kryeministri i Kosovës, gjithashtu e konfirmoi mbështetjen e tij për procesin e Berlinit, në prag të 10-vjetorit të inicimit të asaj nisme dhe e ceki rëndësinë e implementimit të plotë të katër marrëveshjeve për mobilitet, të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin, ceket në kumtesë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR