• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kurti: "Masat" e Vuçiqit janë fushatë agresive për konflikte të reja, tre kushtet e mia janë paqësore

Kurti:

Prishtinë, 17 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se masat të cialt i paralajmëroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës, në fjalimin e tij të mbrëmshëm drejtuar opinionin, "janë bërë në dëshpërimin e tij dhe nuk janë fare paqësore", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kurti në deklaratën e sotme për RTV21 tha se kushtet që ai i ka vendosur për vazhdim të dialogut me Beogradin, për dallim nga masat e paralajmëruara të Vuçiqit, të cilat i quajti "agresive", ishin "paqësore dhe racionale".

"Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë që janë paqësore e racionale, e para është dorëzimi i Milan Radoiçiqit, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së Bërnabiqit që thotë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën e as nuk e respekton integritetin territorial. Do të thotë, këto tre kushte janë paqësore dhe racionale, ndërkaq ato kërkesat e tij, masa të cialt janë bërë nga dëshpërimi dhe paraqesin iracionalitet, nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi, janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja të cilat pa dyshim nuk e kanë vendin as në Kosovë por as në rjaon", tha Kurti. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR