• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kurti: Krimet e luftës serbe në Kosovë po dokumentohen

Kurti: Krimet e luftës serbe në Kosovë po dokumentohen

Prishtinë, 17 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Qeveria e tij e përmbush obligimin e ndërmarrë për funksionalizimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera nga ana e Serbisë gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998-1999, njfotoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kurti sot në ueb faqen e tij ka shpërndarë një video nga momenti kur dje në Institutin është kryer pranim dorëzimi i dokumenteve të para, me të cilat dëshmohen krimet e kryera nga formacionet policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në Kosovë në luftën e fundit.

 Ai iu falënderua familjarëve të të zhdukurve për angazhimin e tyre ndër vite, për dokumentimin e krimeve dhe të zhdukjeve me dhunë nga Serbia.

"Funksionalizimi i Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është një obligim që po përmbushet ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi", ka shkruar Kurti.

Ai informoi se dje, në 16-vjetorin e Pavarësisë, dje ishim në Institutin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, me drejtorin ekzekutiv, Atdhe Hetemi, dhe me kryetarin e Këshillit koordinues të asociacioneve familjare të të zhdukurve të Kosovës, Ahmet Grajçevci, për ceremoninë e pranim dorëzimit të dokumenteve të para në këtë Institut.

Qeveria e Kosovës në shtator vitin e kaluar e ka miratuar Projekt-ligjin për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë prej 1 janarit 1998 deri 20 qershor 1999, i cili pastaj u miratua edhe nga Kuvendi i Kosovës. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR