• e premte, 27 dhjetor 2024

Kurti: Kosova nuk do të zbrazet pas liberalizimit më 1 janar

Kurti: Kosova nuk do të zbrazet pas liberalizimit më 1 janar

Prishtinë, 16 nëntor 2023 (MIA)- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në Kosovë ka emigrim, por nuk ka zbrazje të vendit dhe se pas 1 janarit kur hyn në fuqi liberalizimi për qytetarët kosovarë situata nuk do të ndryshojë , sepse ato që do të hynë në vendet e BE-së do e kenë patjetër edhe të kthehen, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës se politikat e këqija të qeverisë së tij po kontribuojnë në ikjen e popullatës nga Kosova, Kurti në seancën e sotme parlamentare, ku po shqyrtohet propozim-buxheti tha se për dallim nga vitet e 90-ta, qytetarët e Kosovës tashmë nuk shkojnë në perëndim dhe azil ekonomik.

"Nuk mendoj se Kosova po zbrazet. Ka shpërngulje, po nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. E dini se ato që do të shkojnë tani pa viza në zonat Shengen patjetër e kanë të kthehen. Nuk shkojnë pas azileve politike dhe ekonomike si në vitet e 90-ta", tha Kurti.

Sipas kryeministrit të Kosovës, liberalizimi i vizave u ndihmon bashkësive të bizneseve dhe studentëve.

Qytetarë e Kosovës pas 1 janarit të vitit 2024 do munden të udhëtojnë pa viza në vendet e zonave Shengen, përveç Spanjës, e cila ruan regjimin e vizave për ata që kanë pasaporta të Kosovës.

 

QËNDRONI TË LIDHUR