• e premte, 27 dhjetor 2024

Kurti kërkoi nga ministrat të numërojnë nga pesë punë, të cilat i kanë kryer me sukses në 18 muajt e fundit

Kurti kërkoi nga ministrat të numërojnë nga pesë punë, të cilat i kanë kryer me sukses në 18 muajt e fundit
Prishtinë, 14 shtator 2022 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka kërkuar nga ministrat që t'i paraqesin raport për pesë arritjet që i kanë realizuar në dikasteret e tyre gjatë 18 muajve të fundit që kur janë në pushtet, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Kurti para gazetarëve në Prishtinë deklaroi se kërkesën ua ka paraqitur pas përfundimit të seancës së sotme të qeverisë, njëherit duke kërkuar nga ata edhe një raport për çështjet për të cilat ka pasur vonesa në zgjidhjen e tyre. "Pas përfundimit të seancës së Qeverisë, kam kërkuar nga tre ministrat që javën e ardhshme të paraqesin katër ose pesë të arritura të tyre gjatë qeverisjes njëvjeçare e gjysmë. Të shohim se çfarë kanë arritur ato dikastere, çfarë të këqija kanë parandaluar", tha Kurti. Në fillim të seancës së sotme të qeverisë, Kurti i renditi gjërat për të cilat konsideron se e tregojnë suksesin e qeverisë së tij që nga ardhja në pushtet 18 muaj më parë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR