• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kurti fton diasporën që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet në shkurt vitin e ardhshëm

Kurti fton diasporën që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet në shkurt vitin e ardhshëm

Prishtinë, 25 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të shfrytëzojnë afatin ligjor deri më 31 gusht, kur zgjatë regjistrimi i popullsisë për pjesëtarët e diasporës në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të caktuara më 9 shkurt 2025, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Përmes një video-mesazhi në faqen e tij në Fejsbuk, Kurti apelon deri te qytetarët e diasporës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe ka shtuar se procesi i regjistrimit si qytetarë jorezidentë të Republikës së Kosovës është mundësia e tyre për të forcuar lidhjet me atdheun.

“Duke u regjistruar, ju bëheni pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës dhe të vetë mërgatës. Përdorni të drejtën tuaj kushtetuese dhe regjistrohuni onlajn përmes platformës e-diaspora deri më 31 gusht 2024. Krahas platformës e-diaspora, ju mund të informoheni dhe sipas nevojës edhe të ndihmoheni për t’u regjistruar, në objektet e komunave rajonale të Kosovës, nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh", ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar të dhënat e fituara do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun.

"Mërgata është pjesë e pandashme e kombit tonë, andaj ju ftoj që të regjistroheni secili dhe secila prej jush!”, ka thënë kryeministri Kurti.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR