• e martë, 24 dhjetor 2024

Kurti do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e Procesit të Berlinit javën e ardhshme

Kurti do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e Procesit të Berlinit javën e ardhshme

Prishtinë, 9 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në samitin me rastin e 10 vjetorit të Procesit të Berlinit që do të mbahet javën e ardhshme me 14 dhe 15 tetor në Gjermani, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Informacionin për mediat e publikoi Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Kurti.

"Kryeministri do të marrë pjesë siç ka marrë pjesë në të gjitha samitet e deritanishme", tha Zulfaj.

Emisari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saraçin së fundmi ka deklaruar se Kosova duhet të heqë masat ekonomike të vendosura ndaj Serbisë, përderisa dëshiron të ftohet në Marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës qendrore, CEFTA dhe në Procesin e Berlinit.

"Sigurisht që shpresojmë se Kosova do të marrë pjesë në samit, por nuk do ta ftojmë Kosovën në mekanizmin e përkohshëm nëse nuk lëviz rreth heqjes së masave tregtare, të cilat për mendimin tim nuk sjellin më shumë siguri, por veprojnë kundër tregtisë së lirë dhe për produktet gjermane nga Serbia. Kjo është situata", tha Saracin.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës të hënën gjatë kësaj jave ka miratuar vendimin me të cilin në vendkalimin Merdare midis dy vendeve hiqet ndalesa për hyrjen e mallrave nga Serbia.

Pas kësaj, sot Kosova u përfaqësua nga ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari në CEFTA me çka i dha fund përfaqësimit të Kosovës në këtë organizatë nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR