• e diel, 10 nëntor 2024

Kumtesë nga Ministria e Drejtësisë lidhur me Raportin për punë të prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022

Kumtesë nga Ministria e Drejtësisë lidhur me Raportin për punë të prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022

Shkup, 15 nëntor 2023

Në lidhje me mendimin e Ministrisë së Drejtësisë për Raportin për punën e Prokurorive Publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, Ministria e Drejtësisë Ju njofton se, qëllimi i mendimit të dhënë lidhur me Raportin është gjetja e dobësive që shfaqen në organizatën prokuroro-publike me qëllim të ndërmarrjes së  masave të duhura për tejkalimin e tyre. Sipas praktikës së vendosur, Ministria e Drejtësisë jep mendime të tilla çdo vit për  raportet vjetore të Prokurorisë Publike. Dëshirojmë të theksojmë se dobësitë e konstatuara në procedimin e prokurorisë publike tashmë janë të përmbajtura në shumicën e dokumenteve të organizatave ndërkombëtare, gjë që është cituar edhe në mendimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Në lidhje me dobësitë konkrete të konstatuara, Ministria e Drejtësisë thekson se një nga prioritetet për periudhën e ardhshme është rritja e efikasitetit në ballafaqimin me korrupsionin dhe krimin, e veçanërisht me format e tij të organizuara. Në këtë drejtim janë edhe sugjerimet tona të dhëna në mendim, me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve konkrete për arritjen e qëllimeve të cekura.

Duam të veçojmë bashkëpunimin e deritanishëm  të shkëlqyer me Prokurorinë Publike në nivele të ndryshme. Së pari, prokurorët publikë janë të përfshirë në mënyrë aktive në hartimin e të gjitha ligjeve në fushën e së drejtës ndëshkuese dhe japin kontribut të jashtëzakonshëm në përcaktimin e zgjidhjeve konkrete ligjore. Gjithashtu, Prokuroria Publike bashkëpunon në mënyrë aktive në realizimin e projekteve të shumta me Bashkimin Evropian dhe me organizata të tjera ndërkombëtare në procesin e integrimit tonë evropian. Këtu veçanërisht do të theksojmë projektet për implementimin e teknologjisë informatike në prokurorinë publike, për të cilën Ministria e Drejtësisë vë theks të veçantë në realizimin e tyre dhe dhënies së prioritetit për të njëjtat. Bashkëpunimi i Ministrisë së Drejtësisë me Prokurorinë Publike është në nivel jashtëzakonisht të lartë edhe në procedurat për ndihmë juridike ndërkombëtare të cilat i procedon  çdo ditë Sektori për ndihmë juridike ndërkombëtare në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Me tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet Prokuroria Publike, e të cilat janë  theksuar si sugjerime në mendimin tonë lidhur me Raportin vjetor për punën e tyre, do të arrihen synimet e përcaktuara për forcimin e pavarësisë së Prokurorisë Publike dhe rritjen e efikasitetit të procedimeve të tyre, veçanërisht  nëpërmjet përshpejtimit të udhëheqjes së procedurave hetimore.

Ministria e Drejtësisë

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR