• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kulla e Ajfelit është hapur pas mbylljes disa mujore

Kulla e Ajfelit është hapur pas mbylljes disa mujore
Paris, 16 korrik 2021 (MIA) – Kulla e Ajfelit hapet për vizitorët prej sot pas disa muajve mbyllje si pjesë e kufizimeve epidemiologjike. Biletat janë shitur në internet. Kulla e Ajfelit ishte e mbyllur kah fundi i vitit të kaluar për shkak të pandemisë me Kovid-19. Atraksioni në Paris gjithashtu ishte i mbyllur për vizitorët gjatë pranverës së vitit 2020, kur virusi filloi të përhapej në Evropë. Vizitorët në Kullën e Ajfelit duhet të mbajnë maska dhe të mbajnë distancë sociale. Nga 21 korriku hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese, kështu që vizitorët do të duhet të tregojnë test negativ, dëshmi për vaksinim ose ta kenë kaluar Kovid-19. Ky rregull për momentin nuk vlen për adoleshentët. Kullën e Ajfelit për çdo vit zakonisht e vizitonin rreth 7 milionë njerëz. Vitin e kaluar ishte vërejtur rënie e madhe e numrit të vizitorëve për shkak të kufizimeve epidemiologjike dhe më pak turistëve ndërkombëtarë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR