• e shtunë, 29 qershor 2024

Kuleba: Vrasja e Prigozhinit tregon pse negociatat me Putinin janë të pamundura

Kuleba: Vrasja e Prigozhinit tregon pse negociatat me Putinin janë të pamundura

Paris, 29 gusht 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba, në konferencën e përbashkët me ministren franceze të Punëve të Jashtme, Katrin Kolona në Paris, deklaroi se janë të pamundura bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin.

"Nuk ka asnjë arsye për të besuar se presidenti rus Vladimir Putin nuk do t'i trajtojë negociatat siç bëri me liderin e 'Vagnerit', Evgenij Prigozhin. Sa i përket thirrjeve për negociata me Putinin, secili që pyet për këtë nuk duhet të na pyes neve, por Prigozhinin. Ai kishte konflikt me Putinin, e zgjodhën konfliktin, ranë dakord për garancitë e sigurisë, e më pas Putini e vrau", thekson Kuleba. 

Ai shtoi se nuk ka asnjë arsye për të besuar se Putini do të sillet ndryshe në negociatat e tjera.

Në takimin Kolona-Kuleba u diskutua edhe për marrëveshjen për transportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR