• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuleba: Ukrainës urgjentisht i nevojitet më shumë pajisje për mbrojtje kundërajrore, veçanërisht raketa Patriot

Kuleba: Ukrainës urgjentisht i nevojitet më shumë pajisje për mbrojtje kundërajrore, veçanërisht raketa Patriot

Kiev, 25 mars 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba, pas sulmit të sotëm rus me raketa ndaj Kievit kërkoi që vendit të tij t'i sigurohet pajisje shtesë për mbrojtje kundërajrore.

"Fëmijët në Kiev vrapojnë për t'u strehuar në orën 10:30 kur mbrojtja kundërajrore rrëzon raketa balistike ruse vdekjeprurëse mbi kryeqytetin. Nuk ka krime që armata ruse nuk do t'i kryente, duke përfshirë edhe përpjekjen për të rrëzuar raketat balistike për ta goditur zemrën e qytetit milionësh", shkruajti Kuleba në platformën X.

Ai theksoi se granatimi i sotëm është përkujtues se Ukrainës urgjentisht i nevojitet mbrojtje kundërajrore e përforcuar, veçanërisht sistemet dhe raketat Patriot, të aftë për të refuzuar çdo sulm rus.

Në Kiev në mëngjes jehuan disa shpërthime.

Komandanti i forcave ajrore të forcave të armatosura të Ukrainës, Mikolla Oleshuk, kumtoi se janë shkatërurar dy raketa balistike që forcat ruse i gjuajtën ndaj Kievit nga Krimea e pushtuar përkohësisht. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR