• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuleba për vizitë në Irak

Kuleba për vizitë në Irak

Kiev, 17 prill 2023 (MIA) - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba sot në Bagdad do të takohet me kolegun irakian, Fuad Husein dhe kryeministrin Mohamed Çia al Sudani, kumtoi Ministria irakiane e Punëve të Jashtme.

"Kuleba do të qëndrojë në Bagdad që të bisedojë për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale, ndërsa do të bisedojë edhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare", thuhet në kumtesën e MPJ-së irakiane.

Vizita e Kulebas vijon pas bisedës javën e kaluar me telefon mes kryeministrit irakian, Al Sudani dhe presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenski.

Nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainas, Iraku mban marrëdhënie ekonomike edhe me Kievin edhe me Moskën dhe po tenton të mbajë qëndrim neutral. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR