• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuleba për vizitë dyditore në Kinë

Kuleba për vizitë dyditore në Kinë

Kiev, 22 korrik 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba nesër do të vizitojë Kinën, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Në kumtesë thuhet se tema kryesore e vizitës dyditore të Kulebës në Kinë do të jetë kërkimi i mënyrave për të ndaluar agresionin rus dhe roli i mundshëm i Kinës në arritjen e paqes së qëndrueshme dhe të drejtë. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR