• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuleba: Përëndimi duhet të ndikojë ndaj kufizimit të prodhimit të armës ruse

Kuleba: Përëndimi duhet të ndikojë ndaj kufizimit të prodhimit të armës ruse

Kiev, 19 janar 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba, sot i ka bërë thirrje Perëndimit që të bëjë më shumë për të reduktuar prodhimin e armës në Rusi, duke thënë se kompanitë perëndimore prodhojnë 95 për qind të "komponentëve kritike të huaja" që përdoren për armën ruse.

"Perëndimi duhet të fillojë seriozisht të kufizojë kapacitetet ruse për prodhimin e armëve", shkruan Kuleba në rrjetin social X. 

Ai shtoi se sipas disa të dhënave, 95 për qind, të kompotentëve të huaja kritike, të gjetura në armët ruse të shkatërruara nga Ukraina, vijnë nga vendet perëndimore.

Kuleba veçanërisht ka potencuar kujdesin ndaj rolit të "kompanive private" që eksportojnë në Rusi, duke shtuar se ato nuk janë domosdoshmërisht produkte ushtarake, por edhe civile ose me qëllime të dyfishtë.

Sipas tij, Ukrainës do t'i duheshte "më pak ndihmë ushtarake" nëse vendet perëndimore do të bënin gjithçka për të hequr "mangësitë" në sistemin e sanksioneve të vendosura ndaj Moskës nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Rusia e ka riorientuar plotësisht ekonominë e saj në industrinë e armëve dhe ka rritur prodhimin, pavarësisht sanksioneve që duhet të kishin ndikuar në uljen e saj.

Moska ka arritur të anashkalojë disa nga këto masa të ndërmarra, për shembull, mikroelektronikën, posaçërisht nga Azia.

Nga ana tjetër, Ukraina vëren se ndihmën ushtarake perëndimore që e merr, është në rënie, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme, veçanërisht në SHBA. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR