• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kuleba nga Blinkeni kërkoi që SHBA të dërgojë në Ukrainë raketa me rreze të gjatë veprimi ATAKMS

Kuleba nga Blinkeni kërkoi që SHBA të dërgojë në Ukrainë raketa me rreze të gjatë veprimi ATAKMS

Kiev, 7 gusht 2023 (MIA) – Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba sot gjatë bisedës telefonike me kolegun e tij amerikan, sekretarin e shtetit, Entoni Blinken ka bërë të ditur sa nga SHBA ka kërkuar që në Ukrainë të dërgohen raketat me rreze të gjatë  veprimi ATACMS.

"Sekretari Blinken dhe unë biseduam mbi hapat e mëtejshëm për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën e paqes dhe zgjidhjet për zgjerimin e eksportit të grurit", shkroi Kuleba në rrjetin social X.

Kuleba thotë se ka falënderuar SHBA-në për ndihmën e ofruar.

"Theksova se është e nevojshme të përmirësohen kapacitetet e Ukrainës kur bëhet fjalë për raketat me diametër të gjatë, përmes sigurimit të raketave ATACMS," shton Kuleba.

Më parë, Departamenti i shtetit kumtoi se të dy diplomatët diskutuan për kundërofensivën e Ukrainës, për takimin e mbajtur në qytetin saudit Xheda për paqe të qëndrueshme dhe marrëveshjet afatgjate të sigurisë midis dy vendeve.

“Sekretari përsëriti mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për mbrojtjen e Ukrainës kundër agresionit rus dhe ripohoi mbështetjen e vazhdueshme për një ushtri të fuqishme ukrainase dhe institucionet e mbrojtjes”, thuhet në kumtesën e Departamenti amerikan të shtetit.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR