• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuleba: Nëse BE-ja nuk i hap negociatat me Ukrainën këtë javë, kjo do të ketë pasoja katastrofike

Kuleba: Nëse BE-ja nuk i hap negociatat me Ukrainën këtë javë, kjo do të ketë pasoja katastrofike

Kiev, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba sot i paralajmëroi liderët e Bashkimit Evropian se nëse nuk arrijnë të bien dakord për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Kievin në samitin e tyre këtë javë, kjo do të ketë "pasoja katastrofike".

"As që mund ta imagjinoj, u tha Dmitro Kuleba gazetarëve në Bruksel.

“Nuk dua as të flas për pasojat katastrofike që do të ndodhin nëse këshilli nuk e merr atë vendim.

Samiti i liderëve të BE-së mbahet më 14 dhe 15 dhjetor, në të cilin duhet të merret një vendim për perspektivat integruese të Ukrainës, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Bosnje e Hercegovinës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR