Kuleba në KB: Ukraina do ta fitojë luftën me Rusinë
- Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba, në fjalimin para Kombeve të Bashkuara, i porositi ata të cilët nuk besojnë se Kievi mund të fitojë në luftën me Rusinë, do të dëshmohet se e kanë gabim.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:05, 24 shkurt, 2024
Nju-Jork, 24 shkurt 2024 (MIA) - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba, në fjalimin para Kombeve të Bashkuara, i porositi ata të cilët nuk besojnë se Kievi mund të fitojë në luftën me Rusinë, do të dëshmohet se e kanë gabim.
Kuleba, i cili foli në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së mbrëmë vonë, në prag të përvjetorit të dytë të fillimit të invazionit rus në vendin e tij, u bëri thirrje vendeve në botë të qëndrojnë afër Ukrainës, duke cekur se fitorja do të vijë, siç theksoi, "më herët, dhe jo më vonë" nëse e bëjnë atë.
Ambasadori rus në KB, Vasilij Nebenzia, u kundërpërgjigj me përëritje të pohimit të Moskës se ata nuk e filluan konfliktin.
Ai e akuzoi Perëndimin për nxitje të konfliktit dhe e akuzoi Ukrainën se është vegël në ambiciet gjeopolitike të Perëndimit dhe premtoi se "operacioni special ushtarak" i Rusisë nuk do të përfundojë derisa nuk arirhen qëllimet e tij.
Në takimin e KB-së dhe Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, që dje u mbajt në Nju-Jork, morën pjesë shumë ministra evropianë të punëve të jashtme, mes të cilëve ai britanik, Dejvid Kameron, francezi Stefan Sezhurne, ministrja gjermane Analena Berbok, si dhe ai polak dhe zviceran Radosllav Sikorsski dhe Ignassio Kasis.
Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, me 193 anëtare, Kuleba përkujtoi se mbi 140 vende i mbëshstetën rezolutat për mbështetje të Ukrainës të cilat kërkojnë tërheqje të forcave ruse. Por, tha ai, "qëllimi i Moskës është ta shkatërrojë Ukrainën dhe ata e tregojnë atë në mënyrë shumë të hapur".
Kuleba tha se vendet të cilat tani thonë se Ukraina duhet të negociojë me Rusinë dhe ta përfundojë luftën janë ose "keq të informuar" ose nuk i ndjekin ngjarjet pas vitit 2014, kur Rusia e mori Krimenë dhe e mbështeti kryengritjen e armatossut në Ukrainën lindore. AI përkujtoi se Ukraina dhe Rusia mbajtën rreth 200 raunde të negociatave dhe arritën 20 marrëveshje për ndërprerje të zjarrit.
Ai shtoi se plani prej dhjetë pikëve i presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski është propozimi i vetëm paqësor serioz dhe u bëri thirrje vendeve të tjera ta mbështesin. Plani parasheh dëbimin e forcave ruse, formimin e tribunalit të posaçëm për gjykim të krimeve ruse të luftës dhe organizim të sistemit euroatlantik të sigurisë me garanca për Ukrainën.
Për dallim nga viti i kaluar, dita e djeshme nuk u shënua me votim, që ndërlifdhet me kontekstin në të cilin lufta mes Izraelit dhe Hamasit është në qendër të betejave diplomatike në KB. Në shkurt të vitit 2023, Asambleja e Përgjithshme e KB-së sërish bëri thirrje për tërheqje urgjente të trupave ruse nga Ukraina, kur shumica e madhe e 141 vendeve votuan për rezolutë e cila gjithashtu bën thirrje për "paqe të drejtë dhe të qëndrueshme".
Sekretari i përgjithshëm i KB-së, ANtonio Guteresh në takimin e KS deklaroi se invazioni rus në Ukrainë e hkelë Kartën e KB-së dhe të drejtën ndërkombëtare dhe se dy vite pas fillimit të saj, lufta në Ukrainë mbetet "plagë e hapur në zemër të Evropës". ab/
Foto: ЕPА