• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuleba kërkon nga aleatët që t'i miratojnë sulmet ukrainase thellë në territorin rus

Kuleba kërkon nga aleatët që t'i miratojnë sulmet ukrainase thellë në territorin rus

Kiev, 2 shtator 2024 (MIA) - Pasi forcat ruse sot kryen sulm me raketa ndaj Kievit, ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Dimitro Kuleba u bëri thirrje sot përfaqësuesve të Ukrainës që t'i miratojnë sulmet e Ukrainës thellë në territorin rus.

"Në mbrojtje të kësaj makine barbare ushtarake, Ukraina është e detyruar të luftojë me duar të lidhura. A nuk është kjo absurde", pyeti Kuleba në profilin e tij në X. 

Ai shtoi se Rusia sot hodhi raketa të Koresë së Veriut në Kiev dhe u bëri thirrje partnerëve aziatikë që të rishikojnë rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR