• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuleba jep dorëheqje për shkak të rikonstruimit të madh në qeveri pas luftës në Ukrainë

Kuleba jep dorëheqje për shkak të rikonstruimit të madh në qeveri pas luftës në Ukrainë

Kiev, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba sot dha dorëheqje për shkak të ndryshimeve të mëdha në qeverinë ukrainase që nga fillimi i invazionit rus ndaj Ukrainës. 

Në ditët në vazhdim priten më shumë dorëheqje dhe emërime pasi pesë ministra dhanë dorëheqjen dje nga kabineti. Kryetari i Radës supreme dhe bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit Volodimir Zelenski, Ruslan Stefançuk i ka përshkruar këto ngjarje si një "restart" të madh të qeverisë para fillimit të dimrit. 

Stefançuk në Fejsbuk e postoi dorëheqjen e Kulebës dhe njoftoi se deputetët së shpejti do ta rishqyrtojnë. Pritet që Kuvendi të votojë për dorëheqjet më së voni sot e cila do të jetë vetëm formalisht. 

Zelenski tha se ndryshimet të cilat vijnë në një moment kyç në luftën 30-mujore, janë të nevojshme për të forcuar dhe arritur rezultatet për të cilat po përpiqet Ukraina.

"Vjeshta do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme. Institucionet tona shtetërore duhet të jenë të strukturuara në atë mënyrë që Ukraina të mund të arrijë rezultatet e nevojshme", deklaroi dje presidenti ukrainas. qa/ 

Foto: EPA

 

 

 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR