• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuleba: Jam i lodhuр nga bindja e Perëndimit se duhet të marrin vendime të fuqishme dhe konkrete

Kuleba: Jam i lodhuр nga bindja e Perëndimit se duhet të marrin vendime të fuqishme dhe konkrete

Bruksel, 5 prill 2024 (MIA) - Shefi i diplomacise ukrainase, Dmitri Kuleba ka deklaruar se është "i lodhur nga ajo që gjithmonë duhet t'i bindë aleatët perëndimorë se duhet të sjellin vendime të shpejta, konkrete dhe të fuqishme", që ta mbështesin vendin e tij në luftën kundër Rusisë.

"Dëgjoj fjalë solidariteti. Megjithatë, tani duhet të sjellin vendime të fuqishme dhe konkrete për përforcimin e mbrojtjes ukrainase", tha Kuleba, duke u kthyer nga takimi ministror i NATO-s në Bruksel.

Kuleba foli përmes video lidhjes në konferencën e organizuar nga Instituti francez për marrëdhënie ndërkombëtare.

"Në NATO kam pasur vetëm një temë bisede: "Patrit", ato predha që përdoren në mbrojtje kundërajrore që i duhet shumë Ukrainës që t'i kundërshtojë sulmet ruse", tha Kuleba

Kuleba tha se i është bërë monotone situata, që gjithmonë duhet t'i bindë "kur e gjitha është evidente". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR