• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kuleba: Fjalët e solidaritetit nuk shkatërrojnë raketa ruse

Kuleba: Fjalët e solidaritetit nuk shkatërrojnë raketa ruse

Kiev, 23 maj 2024 (MIA) - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba, sot, duke folur për sulmet ruse në Harkov, tha se fjalët e solidaritetit nuk shkatërrojnë raketa ruse.

Pas bombardimeve ruse në Harkov dhe Lubotin në rajonin Harkov, të cilat rezultuan me viktima dhe shkatërrim, Kuleba e theksoi nevojën për raketa shtesë për mbrojtje kundërraketore "Patriot".

Ai deklaroi se sulmet ruse duhet t'i përkujtojnë të gjithë në botë se Ukrainës ende urgjentisht i nevojiten edhe shtatë sisteme Patriot. Gjermania tanimë u obligua se do të sigurojë një.

"Por, marrja e edhe gjashtë sa është e mundur më shpejtë mbetet kyçe jo vetëm për mbijetesën e Ukrainës, por edhe për paqen në Evropë", ka shkruar Kuleba në platformën "X".

Ai po ashtu tha se çdo ditë vonesë dhe debat kushton jetë dhe e afron potencialin për luftë më të gjerë në Evropë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR