• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kufijtë midis BE-së dhe Bjellorusisë do të mbyllen në rast të incidenteve me grupin Vagner

Kufijtë midis BE-së dhe Bjellorusisë do të mbyllen në rast të incidenteve me grupin Vagner

Varshavë, 27 korrik 2023 (MIA) - Polonia, Lituania dhe Letonia mund të sjellin një vendim të përbashkët për mbylljen e kufijve me Bjellorusinë nëse ka  incidente serioze lidhur me grupin paraushtarak rus "Vagner" përgjatë kufijve të tyre.

Këtë sot e paralajmëroi ministri polak i Punëve të Brendshme Mariush Kaminski.

"Nëse ka incidente serioze me grupin "Vagner" në kufijtë e vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si Polonia, Lituania ose Letonia, pa dyshim se do të ndërmarrim një aksion së bashku", tha Kaminski.

Ai shtoi se nuk përjashtohet mundësia për izolim të plotë të Bjellorusisë.

Kryeministri polak Mateush Moravjecki, ministri i Mbrojtjes Mariush Blashçak dhe ministri i Punëve të Brendshme Mariush Kaminski sot e vizituan rajonin kufitar me Bjellorusinë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR