• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kubrakov: Ukraina nuk do ta mbyllë kufirin me Poloninë

Kubrakov: Ukraina nuk do ta mbyllë kufirin me Poloninë

Kiev, 28 shkurt 2024 (MIA) - Ukraina nuk do ta mbyllë kufirin me Poloninë dhe nuk ka marrë pjesë në kurrfarë bisedime në këtë temë, deklaroi sot zëvendëskryeministri ukrainas Oleksandër Kubrakov.

"Ukraina nuk do ta mbyllë kufirin me Poloninë. Askush nga ana ukrainase nuk negocion për këtë", shkroi Kubrakov në platformën X.

"Populli ynë lufton për ekzistencën e tij në luftën kundër agresorit rus. Për ne kufiri stabil është çështje mbijetese", shtoi ai. 

Kryeministri polak Donald Tusk, i cili i udhëheq bisedimet për përballje me protestat e bujqve polakë të cilët e dëmtojnë komunikacionin në kufi, më parë sot deklaroi se me autoritetet ukrainase po bisedohet për mundësinë për mbyllje të përkohshme të kufirit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR