• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kubrakov: Një anije transportuese me grurë u largua nga porti i Odesës përmes një korridori të ri të Detit të Zi, e para që nga 16 korriku

Kubrakov: Një anije transportuese me grurë u largua nga porti i Odesës përmes një korridori të ri të Detit të Zi, e para që nga 16 korriku

 Kiev, 16 gusht 2023 (MIA) - Anija transportuese "Jozef Shulte" sot u largua nga porti ukrainas i Odesës, në bregun e Detit të Zi, përmes korridorit të ri detar të krijuar nga Kievi edhe krahas kërcënimeve ruse, lajmëruan sot autoritetet ukrainase. 

 "Anija 'Jozef Shulte' është larguar nga porti i Odesës dhe po lundron përmes korridorit të përkohshëm të krijuar për anijet civile", theksoi Oleksandër Kubrakov, ministër ukrainas i Komuniteteve, Territoreve dhe Zhvillimit të Infrastrukturës së Ukrainës.

 Kjo është dërgesa e parë që u nis nga porti i Odesës që nga 16 korriku, shtoi ministri.

 Rusia ka kërcënuar se anijet që lundrojnë drejt ose nga portet e Ukrainës pas skadimit të marrëveshjes së grurit në korrik do të jenë qëllime të mundshme ushtarake.

 Si përgjigje, Kievi paralajmëroi se do t'u përgjigjet anijeve nga portet ukrainase të pushtuara nga Moska.

QËNDRONI TË LIDHUR