• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kubrakov: Një anije me grurë u largua nga porti ukrainas Çernomorsk

Kubrakov: Një anije me grurë u largua nga porti ukrainas Çernomorsk

Kiev, 19 shtator 2023 (MIA) - Një anije me grurë u largua nga porti ukrainas Çernomorsk në Detin e Zi edhe krahas kërcënimeve të përhershme të Moskës se do të jetë cak i sulmit, tha sot ministri ukrainas për Infrastrukturë Oleksandar Kubrakov.

"Anija me tre ton grurë u largua nga porti dhe u nis drejt Bosforit", shënoi ministri në platformën "X".

 Me këtë dërgesë Ukriana sfidoi kërcënimet e Rusisë duke kërkuar të vendosë korridore detare për eksportin e produkteve të saj bujqësore.

Rusia u tërhoq nga marrëveshja për drithëra në korrik, një vit pasi ishte ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia,  duke u ankuar se eksportet e saj të ushqimeve dhe plehrave përballen me pengesa dhe se nuk ka mjaft drithëra ukrainase në vendet që kanë nevojë.

Si përgjigje e ndërprerjes së marrëveshjes, Ukraina bën përpjekje të vendosë korridore detare përgjatë brigjeve të vendeve federale deri në Bosfor, duke iu kundërshtuar kërcënimeve ruse për fundosje të anijeve të hyjnë ose dalin nga portet ukrainase. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR