Kubilius: BE-ja do ta përforcojë mbrojtjen satelitore për shkak të pengesave në sinjalin GPS
- Bashkimi Evropian planifikon të sistemojë satelitë shtesë në orbitën e ulët të Tokës për ta përforcuar rezistencën e pengesave në sinjalin GPS, deklaroi komisari i mbrojtjes së BE-së, Andrius Kubilius.
- Post By Sara Ademi
- 16:44, 1 shtator, 2025
Bruksel, 1 shtator 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian planifikon të sistemojë satelitë shtesë në orbitën e ulët të Tokës për ta përforcuar rezistencën e pengesave në sinjalin GPS, deklaroi komisari i mbrojtjes së BE-së, Andrius Kubilius.
"BE-ja plotësisht do t'i përforcojë kapacitetet e saj për zbulimin dhe mbrojtjen e pengesave të ngjashme", tha ai, duke theksuar se siguria e sistemeve komunikuese dhe të navigacionit mbetet gjithnjë e më e rëndësishme në kushtet gjeopolitike moderne, transmetuan mediat britanike.
Deklarata vjen një ditë pas incidentit në të cilin sinjali GPS në aeroplanin e kryetares sës Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, ishte bllokuar gjatë fluturimit për në Bullgari.
Sipas zëdhënësit të BE-së, autoritetet bullgare dyshojnë se ndërprerja është shkaktuar nga pengesat e Rusisë. sa/
foto: MIA