KSHZ-ja pas mbi 80 % të votave të numëruara: Gordana Siljanovska Davkova - 39,82 %, Stevo Pendarovski - 19,42 %, Bujar Osmani - 14.28%
- Rezultatet e para që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i publikon në ueb faqen e saj tregojnë se nga 80 për qind e votave të përpunuara, gjegjësisht 2.806 nga gjithsej 3.508 vendvotime, prin kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova me 282.075 vota (39,82%), para Stevo Pendarovskit nga LSDM-ja me 137 450 vota (19,42%).
- Post By Melahat Baftija
- 22:48, 24 prill, 2024
Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Rezultatet e para që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i publikon në ueb faqen e saj tregojnë se nga 80 për qind e votave të përpunuara, gjegjësisht 2.806 nga gjithsej 3.508 vendvotime, prin kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova me 282.075 vota (39,82%), para Stevo Pendarovskit nga LSDM-ja me 137 450 vota (19,42%).
I treti është Bujar Osmani nga Fronti Evropian me 101.160 vota (14.28%), Arben Taravari nga koalicioni VLEN 71.633 vota (10.11%), Maksim Dimitrievski nga ZNAM ka 59.933 vota (8.46%), Biljana Vankovska nga E Majta 30.802 vota (4.35 %) dhe Stevço Jakimovski nga GROM 5.321 vota (0,75 %).
Qendrat e votimit janë hapur nga ora 7:00 deri në orën 19:00. Të drejtë vote kanë pasur 1.814.317 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore. Ata mund të votojnë për njërin nga shtatë kandidatët në 3,480 qendra votimi.
KSHZ-ja i publikon rezultatet e para të votimit në mënyrë elektronike në mënyrë të njëpasnjëshme dhe rezultatet e procesverbalit nga KKZ-ja brenda 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme presidenciale deri në orën 18 ka qenë 47,61 për qind dhe është më e lartë se zgjedhjet e fundit për shefin e shtetit në vitin 2019 ku deri në orën 19 në zgjedhje kanë dalë gjithsej 41,67 për qind e votuesve të regjistruar.
Për president do të zgjidhet kandidati që ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, gjegjësisht 907.159 vota. Nëse asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e duhur, do të organizohet raund i dytë në të cilin shkojnë dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota.
Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale të drejtpërdrejta që nga pavarësia e vendit. Ato të mëparshme janë mbajtur në vitin 1994, 1999, 2004, 2009, 2014 dhe 2019. mb/
Foto: arkivi i MIA-s