• e shtunë, 23 nëntor 2024

KSHZ: Përfundojnë zgjedhjet parlamentare, Azizi në vend të Kasamit

KSHZ: Përfundojnë zgjedhjet parlamentare, Azizi në vend të Kasamit

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot ka sjellë konkluzion për përfundimin e zgjedhjeve parlamentare. Në mbledhje u shpallën si përfundimtare rezultatet e zgjedhjeve në Njësinë e gjashtë zgjedhore pasi Gjykata administrative mbrëmë rrëzoi padinë e Frontit evropian për rivotimin në vendvotimin në fshatin Llërcë të Zhelinës.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski kumtoi se në këtë njësi koalicioni i Frontit evropian ka siguruar gjithsej tetë mandate, VLEN poashtu 8 mandate, koalicioni Maqedonia juaj udhëhequr nga VMRO-DPMNE tre dhe koalicioni për Ardhmëri Evropiane një mandat.

Në seancë u bë e ditur se Adnan Azizi nga VLEN do të jetë deputet në vend të kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami, mandati i të cilit nuk u verifikua në seancën konstituive pasi ai e kërkoi një gjë të tillë.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR