• e premte, 27 dhjetor 2024

KS i KB-së ka vendosur t'i përgjigjet kërkesës së autoriteteve palestineze për anëtarësim të plotfuqishëm

KS i KB-së ka vendosur t'i përgjigjet kërkesës së autoriteteve palestineze për anëtarësim të plotfuqishëm

 Nju-Jork, 9 prill 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i KB-së ka vendosur që deri në fund të këtij muaji t'i përgjigjet kërkesës së autoriteteve palestineze për marrjen e statusit të anëtarit të plotfuqishëm  të organizatës botërore.

 Për këtë çështje është biseduar në mbledhjen e djeshme.

 Në shtator të vitit 2011, presidenti palestinez Mahmud Abasi ngriti një iniciativë për t'u "bashkuar me shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara", e cila kurrë nuk u realizua. Në fund,  Autoriteti Palestinez mori statusin e vëzhguesit në organizatën botërore në nëntor të vitit të ardhshëm.

 Megjithatë, javën e kaluar paraqiti kërkesë të re për anëtarësim të plotfuqishëm, duke argumentuar me ofensivën izraelite në Rripin e Gazës.

 "Ky është një moment historik", deklaroi përfaqësuesi i përhershëm palestinez në Kombet e Bashkuara, Rijad Mansur.

 Vëzhguesit konsiderojnë se SHBA sërish do të vendosë veto, siç bëri në vitin 2011. Qëndrimi i SHBA-së është se një shtet i ardhshëm palestinez duhet të formohet në marrëveshje me Izraelin.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR