KS i KB-së do të debatojë për krizën në Venezuelë
- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë një takim urgjent për shkak të përshkallëzimit të krizës në Venezuelë, të shkaktuar nga arrestimi i presidentit Nikolas Maduro dhe bashkëshortja e tij nga ana e ShBA-së dhe një seri sulmesh të mëdha në Karakas.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:33, 5 janar, 2026
Uashington, 5 janar 2026 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë një takim urgjent për shkak të përshkallëzimit të krizës në Venezuelë, të shkaktuar nga arrestimi i presidentit Nikolas Maduro dhe bashkëshortja e tij nga ana e ShBA-së dhe një seri sulmesh të mëdha në Karakas.
Takimin e kërkoi Venezuela, ndërsa kërkesën e mbështetën edhe dy anëtare të përhershme të KS - Rusia dhe Kina.
Venezuela më 3 janar i dërgoi një letër KS, ku formalisht kërkon takim, mnë këtë rast Karakasi e akuzoi ShBA-në për kryerjen e një serie "sulmesh brutale, të pajustifikuara dhe të njëanshme të armatosura" ndaj objektivave civile dhe ushtarake në vend. Venezuela gjithashtu akuzoi ShBA-në për shkelje të Kartës së KB-së.
Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Gutereshi, sot shprehu shqetësim në lidhje me një përshkallëzim të mundshëm të paqëndrueshmërisë në Venezuelë pas arrestimit të presidentit Nikolas Maduro nga ana e ShBA-së.
"Jam thellësisht i shqetësuar për thellimin e mundshëm të paqëndrueshmërisë në vend, ndikimin e mundshëm në rajon dhe precedentin që kjo mund të krijojë për mënyrën se si zhvillohen marrëdhëniet midis shteteve", tha Gutereshi.
Ai shprehu shqetësim se operacioni i ShBA-së për të arrestuar Maduron në Karakas nuk ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
"I përshëndes dhe jam i gatshëm t'i mbështes të gjitha përpjekjet që synojnë të ndihmojnë venezuelianët të gjejnë një zgjidhje paqësore", theksoi Gutereshi.
Foto: Arkivi i MIA-s