Kryqi i Kuq: Organizata është e gatshme të ndihmojë në zbatimin e armëpushimit të rënë dakord në Gazë
- Shefja e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq theksoi se organizata është e gatshme të ndihmojë në zbatimin e armëpushimit të rënë dakord në Gazë dhe të lehtësojë shkëmbimin e të burgosurve dhe pengjeve.

Gjenevë, 15 janar 2025 (MIA) - Shefja e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq theksoi se organizata është e gatshme të ndihmojë në zbatimin e armëpushimit të rënë dakord në Gazë dhe të lehtësojë shkëmbimin e të burgosurve dhe pengjeve.
"Ne jemi të gatshëm të lehtësojmë çdo operacion lirimi siç është rënë dakord nga palët në mënyrë që pengjet dhe të burgosurit të mund të kthehen në shtëpi," theksoi kryetarja e KNKK-së në deklaratën.
Ajo shtoi se organizata është “gjithashtu e gatshme të rrisë masivisht përgjigjen tonë humanitare në Gazë, aty ku e kërkon situata”. ls/