• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryetarja e Parlamentit Evropian e tmerruar nga vdekja e Navallnit

Kryetarja e Parlamentit Evropian e tmerruar nga vdekja e Navallnit

Strasburg, 16 shkurt 2024 (MIA) - Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla deklaroi se është e tmerruar nga vdekja e liderit opozitar rus, Aleksej Navallni.

"Rusia ia mori lirinë dhe jetën e tij, por jo edhe dinjitetin", ka shkruar Mecolla në "X".

Duke i shprehur respekt laureatit për çmimin Saharov, çmim i BE-së për përfaqësim të të drejtave të njeriut, Mecolla për Navallnin tha se "bota ka humbur luftëtar, guximi i të cilit do të jehojë me gjenerata të tëra".

"Lufta e tij për demokraci jeton", tha ajo. bsh/

Foto: EPA/"X"

QËNDRONI TË LIDHUR