• e diel, 21 korrik 2024

Kryetarja e BERZH Odil Reno-Baso nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e BERZH Odil Reno-Baso nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 21 korrik 2024 (MIA) - Kryetarja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odil Reno-Baso, prej nesër do të jetë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë vizitës së saj të dytë në vend, kryetarja e BERZH, siç është njoftuar, do të takohet me përfaqësuesit qeveritar, klientë, përfaqësues nga sektori i biznesit dhe përfaqësues nga sektori civil.

"Me kënaqësi e pres vizitën e dytë në Maqedoninë e Veriut, Maqedonia e Veriut është një destinacion i rëndësishëm investues për ne, ku BERZH ka shumë të madhe të investimeve", ka deklaruar Reno-Baso në kumtesën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

BERZH, shtohet në kumtesë, është institucioni kryesor në Maqedoninë e Veriut lidhur me investimet në vend dhe deri sot, Banka ka investuar EUR 2,9 miliardë në 190 projekte në të gjithë vendin. sa/

FOTO: Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR