Kryetari Limani takon zëvendëskryeministrin Fetai: Komuna e Gostivarit shembull i transparencës dhe qeverisjes së mirë
- 12 korrik 2024
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:05, 12 korrik, 2024
12 korrik 2024
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot zhvilloi takim me zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai, i cili turrin e tij nëpër komuna e nisi pikërisht nga Komuna e Gostivarit, si shembull i transparencës dhe qeverisjes së mirë.
Dy bashkëbiseduesit diskutuan për përvojat e komunave në kuadër të strategjisë anti-korrupsion, planeve komunale për detektimin e rreziqeve të korrupsionit dhe konflikte të interesit si dhe për rritjen e transparencës në komunë.
Në takim po ashtu u bisedua për investimet në infrastrukturë nga niveli qendror që pritet të fillojnë në shtator të këtij viti.
____________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.