• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetari i PPE-së, Veber në një letër drejtuar Ramës incidentin me Belerin e vlerësoi si mossukses të shtetit të garantojë siguri

Kryetari i PPE-së, Veber në një letër drejtuar Ramës incidentin me Belerin e vlerësoi si mossukses të shtetit të garantojë siguri

Tiranë, 15 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Veber, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku ka dënuar sulmin me vezë dhe kos ndaj eurodeputetit Fredi Beleri, i cili ndodhi më 29 tetor pranë Kryesisë së Kuvendit, gjatë pjesëmarrjes së tij në takimet e Delegacionit të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Veber thekson në letrën e tij se sulmi ndaj Belerit, i cili ka statusin diplomatik si anëtar i këtij delegacioni, ishte një veprim i papranueshëm, i cili përfshiu dhunë verbale dhe fizike nga një protestues gjatë daljes së eurodeputetit nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në letër Veber thekson se eurodeputeti, i cili kishte statusin diplomatik të delegacionit të Parlamentit Evropian, është sulmuar verbalisht dhe fizikisht nga një protestues para Kuvendit të Shqipërisë. Ai tregon se nuk është marrë asnjë masë për të parandaluar këtë sulm të turpshëm që ka ndodhur në mes të një misioni zyrtar.

"Ky incident është shenjë e mungesës së dukshme të mbrojtjes shtetërore, sepse ky sulm mund të parandalohej nëse do të merreshin masat adekuate të sigurisë nga shteti shqiptar. Sulmi verbal dhe fizik i z. Belleri para Kuvendit të Shqipërisë përfaqëson dështimin e vendit pritës për të garantuar sigurinë dhe integritetin e përfaqësuesit të zgjedhur të qytetarëve të Bashkimit Europian gjatë një misioni zyrtar. Ky incident është në kundërshtim me udhëzimet ndërkombëtare për marrëdhëniet diplomatike që kërkojnë mbrojtjen e përfaqësuesve diplomatikë gjatë misioneve të tyre", thuhet në letër.

Veber i bëri thirrje kryeministrit Rama që të sigurohet se ngjarje të tilla nuk do të ndodhin më në të ardhmen dhe se angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë do të respektohen në kuadër të procesit të integrimit në BE. sa/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR