• e martë, 01 tetor 2024

Kryetari i parlamentit libanez i ka bërë thirrje KB-së që të vendosin urë humanitare ajrore

Kryetari i parlamentit libanez i ka bërë thirrje KB-së që të vendosin urë humanitare ajrore

Bejrut, 1 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i parlamentit libanez Nabih Beri, aleat i Hezbollahut, u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të vendosin urë ajrore që të përshpejtohet dërgesa e ndihmës për pothuajse një milion persona të shpërngulur për shkak të sulmeve izraelite.

Beri u ka bërë thirrje që të vendosin "urë ajrore që të sigurohet dërgesa e ndihmës humanitare", thuhet në komunikatën e publikuar nga zyra e tij.

Ai theksoi se i bën thirrje Kryqit të Kuq ndërkombëar libanez që t'i plotësojnë "detyrat e tyre në dërgesën e ndihmës dhe materialeve mjekësore në Libanin jugor. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR