• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryetari i KOP28 u bëri thirrje vendeve të dalin nga zona e tyre e komoditetit

Kryetari i KOP28 u bëri thirrje vendeve të dalin nga zona e tyre e komoditetit

Dubai, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Sultan al-Xhaber, kryetar i Samitit klimatik KOP28, sot u ka bërë thirrje vendeve të dalin nga "zonat e tyre komode" dhe të punojnë së bashku për arritjen e marrëveshjes para përfundimit të takimit më 12 dhjetor.

"Ju lutem, ejani ta përfundojmë punën. Duhet të shpreheni dhe ju lus të dilni nga zona e juaj e komoditetit", tha Al Xhaber në hapjen e seancës plenare, pasi samiti ka hyrë në fazën më të vështirë të negociatave.

Në vetëm pesë ditë deri në fund të takimit për klimë, pothuaj 200 vende duhet të arrijnë marrëveshje për çështjen më të dhimbshme - derivatet fosile, edhe pse është e njohur se përdorimi i tyre është shkaku kryesor për ngrohjen globale.

Në këtë moment, të paktën 80 vende kërkojnë në Samit të arrihet marrëvehsje, me të cilën kërkohet ndërprerje e përdorimit të derivateve fosile. Nëse ndodh kjo, kjo do të jetë precedent pas samiteve tredekadashe të KB-së për klimën, ku roli i ardhshëm i derivateve fosile nuk u diskutua në këtë mënyrë. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR