Kryetari i Himarës, Beleri shkon në gjykim, avokatët akuzojnë për proces të montuar politik
- - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë ka kaluar sot për gjykim dosjen ndaj kryetarit të Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar nga SPAK për blerje votash.
- Post By Fitore Curri
- 19:07, 14 shtator, 2023
Tiranë, 14 shtator 2023 (MIA) - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë ka kaluar sot për gjykim dosjen ndaj kryetarit të Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar nga SPAK për blerje votash.
Avokati i Belerit tha në një prononcim për mediet në përfundim të seancës, se vetë kryetari i zgjedhur i Himarës, ka deklaruar se po mbahet në burg politikisht dhe pa asnjë provë.
Ndërsa të hënën, më 18 shtator, pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj Belerit.
Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit, datë kur u votua për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.
Ai ishte kandidat i Partisë për Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut, parti e pakicës greke në koalicionin e opozitës "Bashkë fitojmë" e kryesuar nga Partia e Lirisë e ish presidentit shqiptar Ilir Meta.
Pasa këtij vendimi është më se e sigurt se për këtë komunë do të ketë zgjedhje të reja, sepse kandidati i zgjedhur nuk dha betimin në afatin e përcaktuar prej tre muajve pas verifikimit të mandatit nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Arrestimi i tij hasi në reagime të ashpra nga pala greke, përderisa Shqipëria si përgjigje e akuzave porositi se ajo nuk është çështje politike, por çështje gjyqësore.
Sipas mediave shqiptare pas vendimit të sotëm priten reagime edhe më të ashpra nga Athina zyrtare, e cila paraprakisht, rrugën e integrimeve evropiane të Shqipërisë e kushtëzoi me lirimin e Belerit. fc/
Fotografia: Fejsbuku i Belerit