• e shtunë, 21 mars 2026

Kryetari i Gjykatës kushtetuese Kostadinovski në takim me kolegun e tij serb Petrov

Kryetari i Gjykatës kushtetuese Kostadinovski në takim me kolegun e tij serb Petrov

Shkup, 21 mars 2026 (MIA) - Delegacioni i Gjykatës kushtetuese i përfaqësuar nga kryetari Darko Kostadinovski dhe gjykatësja Ana Pavllovska-Daneva, realizuan takim pune me kryetarin e Gjykatës kushtetuese të Serbisë, Vlladan Petrov dhe gjykatësit Dobrosav Millovanoviq dhe natasha Pllavshiq.

Siç ceket në kumtesën e Gjykatës kushtetuese, kryetarët e dy gjykatave shprehën kënaqësi të ndërsjelltë nga takimi dhe u dakorduan të punojnë për avancimin e bashkëpunimit, posaçërisht duke e pasur parasysh miqësinë mes dy shteteve.

Kryetari i Gjykatës kushtetuese serbe, Petrov theksoi se Kostadinovski është kryetari i parë i një Gjykate kushtetuese që e ka vizituar Gjykatën kushtetuese të Serbisë, prej se ai është zgjedhur të kryesojë me institucionin.

Siç theksoi. kjo ka edhe rëndësi simbolike, sepse vendet e rajonit, posaçërisht gjykatat kushtetuese, duhet të bashkëpunojnë më iontensivisht, duke potencuar se ato duhet të jenë mes institucioneve kryesore në shtetet të cilat do të kontribuojnë në procesin e integrimeve evropiane.

Petrov dhe Kostadinovski biseduan edhe për komeptencat e dy gjykatave, mënyrën e vendimmarrjes, si dhe për sfidat aktuale me të cilat përballen. ab/

Foto: Gjykata kushtetuese e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR