• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryetari i EPP, Manfred Veber nga Bukureshti: Evropa e ka patjetër ta mbrohet me forca të saj dhe të mos mbështetet tek SHBA-ja

Kryetari i EPP,  Manfred Veber nga Bukureshti: Evropa e ka patjetër ta mbrohet me forca të saj dhe të mos mbështetet tek SHBA-ja

Bukuresht, 5 mars 2024 (MIA) - Evropa duhet të mund të mbrohet me forcat e saj dhe të mos mbështetet tek SHBA-ja. Të bashkuar, duhet të jemi të fuqishëm që të mos i bjerë ndër mend (presidentit rus) Vladimir Putin të na sulmojë. Këtë e deklaroi kryetari i Partisë centriste Popullore Evropiane  (EPP) Manfred Veber në ditën e dytë të Kongresit të partisë që po mbahet në Bukuresht.

Sipas tij, Evropa është sulmuar edhe pas Brekzitit të politikanëve të caktuar - përfaqësues të partive ekstreme po përpiqen ta braktisin.

"Kjo Evropë kuptohet nuk është e përsosur, por është më e mira në historinë tonë. EPP anjëherë nuk do të bashkëpunojë me parti, që i hedhin poshtë vlerat tona evropiane, miq të Putinit dhe që nuk e mbështesin Ukrainën. Ata e shkatërrojnë sundimin e të drejtës", tha kryetari i grupacionit udhëheqës politik evropian.

Ai i ka quajtur, Volodimit Zelenski, Petro Poroshenko dhe Julija Timoshenko "karburant" i Evropës në luftën e saj për paqe, siguri dhe stabilitet.

Veber në fillim të fjalimit publikoi se ngjarjen në kryeqendrën rumune e përcjellin mbi 600 gazetarë nga e mbarë bota. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR