• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kryetari i Dumës ruse paralajmëroi se sulmet ukrainase në territorin rus me armë perëndimore do të sjellin deri në luftë bërthamore

Kryetari i Dumës ruse paralajmëroi se sulmet ukrainase në territorin rus me armë perëndimore do të sjellin deri në luftë bërthamore

Moskë, 19shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Dhomës së Poshtme të Parlamentit rus - Duma ruse, Vjaçesllav Volodin, sot deklaroi se sulmet ukrainase në territorin rus me armë bërthamore do të sjellin deri në luftë bërthamore dhe se përgjigja ruse do të jetë e fuqishme dhe me armë më të fortë, transmetuan mediat britanike.

Paraprakisht sot, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë me të cilën kërkohet që Kievit t'i lejohet të sulmojë caqe në Rusi me armë perëndimore.

Volodin paralajmëroi se propozimi i PE-së do të sjellë deri në "luftë botërore me përdorimin e armëve bërthamore".

"Sot Parlamenti Evropian u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që t'i pezullojnë kufizimet e goditjeve të Kievit me armë me rreze të mëdha veprimi në territorin e vendit tonë, që ta rrisin ndihmën ushtarake për Ukrainën, ndërsa gjithashtu të publikojnë mbledhje të fondeve nga popullata në Evropë për nevojat e forcave të armatosura të Ukrainës. Kjo për të cilën bën thirrje Parlamenti Evropian do të sjelë deri në luftë botërore me përdorimin e armëve bërthamore", shkroi Volodin në kanalin e tij në rrjetin Telegram.

Njeriu i parë i Dumës shtetërore shtoi se evropianët duhet të kuptojnë se raketat strategjike ruse interkontinentale balistike RS-28 Sarmat, të njohura në Perëndim si "Satana 2" u nevojiten vetëm tre minuta e 20 sekonda që të arrijnë deri në Strasburg. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR