• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryetarët e të dy dhomave të Kongresit amerikan arritën marrëveshje për financimin shtetëror të Qeverisë

Kryetarët e të dy dhomave të Kongresit amerikan arritën marrëveshje për financimin shtetëror të Qeverisë

Uashington, 4 mars 2024 (MIA) - Kryetarët e të dy dhomave të Kongresit amerikan kumtuan se kanë arritur marrëveshje për financim të qeverisë, që do të miratohet edhe nga Senati edhe nga Dhoma përfaqësuese gjaët javës. Lajmi i mirë është se Kongresi përfundimihst arriti marrëveshje dypartiake për financim që do ta mbajë qeverinë në funksion, tha kryetari i Senatit, Çak Shumer.

Liderët e Kongresit u dakorduan për pako të masave në vlerë prej 460 miliardë dollarëve për të cilat akoma duhet të votohet në Senat dhe Dhomën përfaqësuee të SHBA-së.

"Koha po skadon tani, sepse financimi qeveritar skadon të premten", paralajmëroi Shumet, duke shtuar se Dhoma përfaqësuese duhet shpejtë ta miratojë marrëveshjen dhe t'ia dërgojë Senatit për miratim.

Kryetari i Dhomës përfaqësuese, republikani Majk Xhonson vlerësoi se marrëveshja do të mundësojë disa ulje të caktuara të shpenzimeve në nivel federal.

Presidenti amerikan, Xhozef Bajden do të flasë në Kongres më 7 mars për gjendjen e Unionit, që tradicionalisht është fjalimi kryesor i presidentit në të dy dhomat e Kongresit.

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR