• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetarët e Partisë Demokratike në të gjitha 50 shtetet federale në SHBA e mbështetën kandidaturën e Harisit

Kryetarët e Partisë Demokratike në të gjitha 50 shtetet federale në SHBA e mbështetën kandidaturën e Harisit

Uashington, 22 korrik 2024 (MIA) - Krerët e Partisë Demokratike në të gjitha 50 shtetet federale të SHBA-së e mbështetën nënpresidenten Kamala Haris si kandidate të re e cila do të garojë kundër kandidatit republikan Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Pasi presidenti aktual amerikan Xhozef Bajden e publikoi vendimin e tij që të tërhiqet nga gara zgjedhore, udhëheqësit e demokratëve mbajtën konferencë në të cilën ishte konfirmuar qëndrimi i unifikuar. 

"Pas njoftimit të presidentit Bajden, anëtarët tanë u mblodhën menjëherë për të shprehur një qëndrim të unifikuar mbështetjeje për një kandidat që ka një histori të fitores së zgjedhjeve të vështira dhe që është lider i dëshmuar për çështje që kanë rëndësi për amerikanët: liria riprodhuese, parandalimi i dhunës me armë, mbrojtja e klimës, reforma në drejtësi dhe rimëkëmbja ekonomike. Ai person është nënkryetarja jonë aktuale, Kamala Harris", bëhet e ditur në njoftimin e Ken Martin, kryetar i Asociacionit të Komiteteve Demokratike Shtetërore (ADDK). fc/

QËNDRONI TË LIDHUR