• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryesuesi i OSBE-së Osmani nesër në Kazakistan në takime me kreun shtetëror dhe përfaqësues të organizatave civile

Kryesuesi i OSBE-së Osmani nesër në Kazakistan në takime me kreun shtetëror dhe përfaqësues të organizatave civile

Shkup, 10 gusht 2023 (MIA) - Në kuadër të vizitës në Azinë Qendrore, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, nesër do të qëndrojë në Astana të Kazakistanit, ku do të ketë takime me kreun shtetëror.

Siç bëri të ditur MPJ, Osmani do të takohet me presidentin e Kazakistanit, Kasim Jomart Tokaev dhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Murat Nurtleu me të cilin do të mbajnë edhe konferencë të përbashkët për media. Osmani do të ketë takim edhe me ministren e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore, Zulfia Suleimenova dhe kryetarin e Senatit të Parlamentit të Kazakistanit, Maulen Ashimbaev.

Osmani në Astana do të takohet edhe me përfaqësues të organizatave civile, si dhe do ta vizitojë edhe Zyrën e programeve të OSBE-së në Astana për t’u njohur nga afër me aktivitetet dhe projektet që OSBE-ja i realizon në Kazakistan.

Vizita në Kazakistan dhe në rajonin e Azisë Qendrore është një nga prioritetet e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në. Gjatë vizitave, kryesuesi, Osmani ka mundësi që drejtpërdrejt të shkëmbejë mendime mbi çështjet aktuale dhe të rëndësishme për funksionimin e OSBE-së, si dhe të njihet me punën e misioneve në terren të OSBE-së dhe bashkëpunimin e tyre programor dhe projektues me vendet e Azisë Qendrore, bëjnë të ditur nga MPJ. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR