• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryesia e PDS-së e propozoi Milo Gjukanoviqin për president të Malit të Zi

Kryesia e PDS-së e propozoi Milo Gjukanoviqin  për president të Malit të Zi

Podgoricë, 24 shkurt 2023 (MIA) - Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është propozuar sot si kandidat presidencial i kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme, njoftoi kjo parti në llogarinë e saj në Tuiter.

“Vijesti” i Podgoricës ka raportuar se ka qenë vendim nga seanca e sotme e Kryesisë së PDS-së, dhe seanca e Bordit Kryesor të partisë është duke vazhduar.

Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për më 19  mars dhe deri më 26 shkurt të gjitha kandidaturat duhet të dorëzohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

KSHZ deri më tani ka konfirmuar kandidaturat e njërit prej liderëve të Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe deputetes së Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq Stankoviq. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR