• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeprokurorja e Nju Jorkut kërkon gjobë prej 370 milionë dollarë për Trampin

Kryeprokurorja e Nju Jorkut kërkon gjobë prej 370 milionë dollarë për Trampin

Nju-Jork, 11 janar 2024 (MIA) - Në Nju-Jork vazhdon gjykimi ndaj Donald Trampit me prezantimin e fjalëve përmbyllëse të mbrojtjes që do të paraqesin avokatët në emër të tij.

Gjykatësi Artur Engoron dje ka hedhur poshtë planin e Trampit për të dhënë fjalën e tij përmbyllëse në sallën e gjyqit pasi avokatët e tij nuk u pajtuan me kërkesën e gjyqtarit që Tramp t'ju përmbahet pikave "të rëndësishme" në fjalimin e tij, transmeton Zëri i Amerikës.

Gjykatësi pretendon se Tramp nuk mund të "mbajë fjalime politike" ose të shfrytëzojë rastin për të kritikuar gjyqtarin për bashkëpunëtorët e tij që do të thotë se avokatët e tij do të duhet të japin argumentet përfundimtare në gjyq me akuzat me pasurinë e tij në çështjet financiare dokumentet që ua ka dhënë bankave, kompanive të sigurimit etj.

Kryeprokurorja e Nju-Jorkut Letisha Xhejms kërkon gjobë prej 370 milionë dollarë.

Tramp pretendon se nuk ka bërë asgjë të paligjshme, se nuk ka gënjyer për pasurinë e tij dhe se është viktimë e përndjekjes politike. rq/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR